Një person është vënë në prangat e policisë së Lazaratit, pasi kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, komisariati i policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë.
Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike kanabis sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



