Filipçe: Të lejohet organizimi i dasmave, maskat herët për tu hequr

Filipçe: Të lejohet organizimi i dasmave, maskat herët për tu hequr

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë të mërkurë ka deklaruar se tashmë mund të lejohet organizimi i ceremonive të martesave.

Ndërkohë sa i përket mbajtjes së maskës ai ka bërë me dije se është akoma herët për ta hequr atë.

Maskat duhet të mbahen edhe më tej, është herët të hiqen. Objektet hotelerike duhet të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, ndërsa pas një kohe më të gjatë duhet të lejohen edhe dasmat, por me protokolle në bazë të plotësimit të kapacitetit dhe vetëm në ambiente të jashtme. Eventualisht mund të ndryshohet numri i mysafirëve në një tavolinë”, ka thënë ministri.

Sipas tij, të gjitha protokollet e tjera në lidhje me organizimin e ngjarjeve janë adekuat dhe të njëjtit, tha se duhet të vazhdohet të zbatohen.

Megjithatë, Filipçe shpreson që do të vazhdojë trendi i uljes së infektimeve dhe më pas të flitet për lehtësimin e masave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy