
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 3,452 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.
Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit të hënën në 15,762.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 2,316, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), ndërsa në Siri u rrit në 1,136.
SANA raporton 656 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 480 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita. Turqia ka të paktën 13,293 dhe Siria ka 2,469 të lënduar pas tërmetit shkatërrues.
Ndërkohë që të paktën 77 pasgoditje me magnitudë 4.0 ose më shumë kanë ndodhur që nga tërmet me magnitudë 7.8 ballë.Tre nga pasgoditjet kanë përmasa 6.0 ose më shumë.
Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 300 kilometra (185 milje) përgjatë zonës së thyerjes që shpërtheu në Turqinë jugore, me orientim nga jugperëndimi në verilindje dhe që shtrihet nga kufiri me Sirinë deri në provincën e Malatya.



