Tre persona humbën jetën në një zjarr që goditi një ndërtesë tetë-katëshe në Parisin lindor gjatë natës.
Zjarri ra në rrugën de Charonne në lagjen e njëmbëdhjetë, në një apartament që ndodhet në katin e shtatë dhe të parafundit të një pallati.
Për shuarjen e flakëve u përfshinë mbi tetëdhjetë persona, sipas njoftimeve nga zjarrfikësit dhe policia.
Ndërkohë prokuroria ka hapur hetimet, pasi shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.
Një mesazh ngushëllimi është shpërndarë në X nga bashkia e Parisit.
“U drejtoj të gjitha ngushëllimet e mia familjeve dhe të afërmve të viktimave dhe dua të siguroj mbështetjen totale të bashkisë e cila qëndron në krah të tyre. Shpreh të gjithë mirënjohjen time edhe për zjarrfikësit që kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë mundur ta frenojnë zjarrin”, deklaroi kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.



