Vdekja e 23-vjeçarit në Mat/ Dyshohet se i riu u rrëmbye, u dhunua dhe më pas u vra (VIDEO)

Vdekja e 23-vjeçarit në Mat/ Dyshohet se i riu u rrëmbye, u dhunua dhe më pas u vra (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 23-vjeçarit në Mat. Gazetari Jul Simoni tha përmes një lidhjeje telefonike me studion e MCN Live se dyshohet se Rensi Dobra u rrëmbye, u dhunua dhe më pas u vra. 

Sipas Simonit, policia ka vënë re shenja dhunë ne pjesën e qafës. 

Dyshohet se i riu është ndjekur nga një automjet teksa udhëtonte i vetëm nga qyteti i Burrelit drejt Ulzës.

Sipas të dhënave ndjekja ka vijuar deri në fshatin Mavesh, ku dyshohet se është realizuar rrëmbimi i tij. Hetuesit kanë siguruar pamje në Burrel, por mungesa e tyre në segmentin drejt Ulzës po e vështirëson gjurmimin. Trupi u gjet në një zonë me shkurre, ndërsa mendohet se automjeti i tij është hedhur në ujë dhe vijojnë kërkimet. 

Ekzistojnë dyshime se Dobra është rrëmbyer, dhunuar dhe është hedhur në rrëpirë së bashku me automjetin, dhe kur makina është rrokullisur trupi i tij ka dalë. 

Janë vënë re shenja dhune në pjesën e qafës. Që ka bërë që policia të ketë hetime që ai mund të jetë dhunuar dhe është hedhur në ujërat e liqeni të Shkopetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy