
Mjeku Gerald Kola i ftuar në Zgjohu me MCN ka ardhur në një rrëfim ndryshe duke folur për jetën dhe karrierën e tij.
Ai tregon se ka punuar në shumë spitale të vendit ndërsa si rast të veçantë dhe me shumë vështirësi ka veçuar punën te Trauma dhe spitali i Durrësit në kohën e tërmeti të vitit 2019.
Kola shprehet se zgjedhja e tij për tu bërë mjek ka qenë një dëshirë e nënës së tij si shumica e prindërve shqiptarë, por tani e bënë me mjaft përkushtim dhe nuk është aspak pishman për zgjedhjen që ka bërë.
Unë jam rritur në një familje deri diku fanatike dhe unë pak se të mbushja 40 vjeç nisa t'ja kthej fjalën nënës sime dhe mbaj mend që 5-6 vjeç tha plaka ky do bëhet doktor dhe mbaroi filmi, prasi të gjithë prindërit që kanë qejf ti bëjnë fëmijët doktor, ajo e ka pasur qejf dhe unë ndoqa atë shkollë.
Sepse nëse do ma kishte lënë mua në dorë unë 18 vjeç do kisha vazhduar akademinë e policisë, por sot kur e mendoj nuk jam bërë pishman as për zgjedhjen që kam bërë sepse jam dhe njeri që nuk mbaj brenga por fokusohem tek ajo që kam. Mua ma përcaktuan degën, se kam pasur shumë qejf shkollën, por kam mësuar se duhet të mësoja.
Jam rritur në Fier, por kam ardhur herët në Tiranë dhe e vetmja gjë që kam bërë është të lexoj dhe të mbledh informacion. Kam qenë një fëmijë shumë kërkues doja ti shkoja gjërave deri në fund, doja të dija gjithçka si funksiononte.
Kur je në fakultet të mjekësisë nuk e kupton në fillim se çfarë bënë sepse viti i parë më shumë ka njohuri të përgjithshme dhe kalon shumë shpejt. Viti i dytë fillojnë ato bazat ku kemi ndjerë dhe atë konfliktin e parë që kaluam nga gjimnazi në fakultet duke prekur ato lëndët fikse të degës.
Në fakultet nuk kam qenë aq nxënës i rregullt se u rrita nuk isha më si në 8 vjeçare apo gjimnaz. Kur jemi diplomuar kam pasur një episod të veçantë të gjithë gëzonin dhe unë rrija i mërzitur dhe më pyet një shok çfarë ke, i thash ne tani na fillojnë hallet se në fakultete kemi kaluar shumë mirë.
Si Gerald kam punuar që 14 vjeç por kisha hapur punët e mia, e kisha si të vështirë të punoja për dikë tjetër. Jam munduar të mbaj gjithmonë një të ardhur dytësore një xhep të ardhurash për ditë të vështira.
Kam nisur punën në një spital privat dhe ata arty ishin pothuajse ish maturantë të gjimnazit tim dhe ndjehesha si në familje aty, dhe bazën e parë në një spital e mora spitalin si një familje. Ka qenë një eksperiencë e mirë si mjek i përgjithshëm.
Pastaj iki në Ankara për mjekësi iterrne për 2 vjet, fillimisht kisha menduar të mos kthehesha më por për një arsye personale u riktheva tani që e tregoj mendoj se ndoshta kjo është një nga ato brengat e mia që ndoshta nuk duhet të isha kthyer nga Turqia.
Kur u riktheva këtu pothuajse mjeku iterrnist nuk ekzistonte, është mjeku i familjes për spitalin jo ambulator, pra ke një pacient me disa diagnoza. Kam qenë në Durrës, QSUT një periudhë, deri sa kalova te Trauma. Te trauma është pak e vështirë, por dhe te spitali i Durrësit sepse kam qenë në periudhën e tërmetit na u desh të flinim 1 javë në spital.



