
Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, paralajmëroi të hënën vendet evropiane, se përdorimi i teknologjisë nga kompania Huauei mund të dëmtojë marrëdhëniet diplomatike të tyre me Shtetet e Bashkuara. Deklarata është bërë gjatë vizitës në Hungari, nga ku Pompeo nisi turneun e tij për kundërshtimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Europën qendrore.



