Italia për të disatën ditë radhazi rregjistron shifra alarmante të koronavirusit. Kjo pasi një valë e dytë duket se ka goditur vendin fqinj të Shqipërisë, që vetëm në 24 orët e fundit ka shënuar 9338 raste, rreth 47 mijë më pak se ditën e kaluar, pasi ishin 11.705 persona të infektuar.
Gjithsesi kjo pasi sot janë testuar 47 mijë persona më pak.
Ndërkohë në krahasim me të dielën ka një shtim të rasteve përsa i takon vdekjeve. Nga 69 që ishin në 24 orët e fundit janë shënuar 73 viktima, duke e çuar në total numrin e atyre që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë një 36.616.
Rritet po ashtu numri i personave të shtruar në spital dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive. Lombardia mbetet rajoni me më shumë të infektuar.



