Eksperti i kibernetikës Besmir Semanaj e cilëson si të turpshëm instalimin e AnyDesk në serverat e administratës.
Në një intervistë për MCN TV ai tha se nëse një gjë e tillë ka ndodhur, shteti shqiptar është i pushtuar nga krimi kibernetik.
Nuk ka gjë më turp se sa të ketë të instaluar në server AnyDesk dhe që harkerat të kenë akses direkt në server. Nëse një gjë e tillë ka ndodhur shteti shqiptar është i pushtuar nga krimi kiberenetik dhe kjo bën dhe sens me ardhjen e FBI dhe partnerëve në Shqipëri.
Shqiptari duhet t’i mendonte këto gjëra para se të nxirrte 100% të infrastrukturës online. Unë jam vetë i kësaj fushe dhe është gjëja më e bukur që kanë dalë online, por nuk mund të nxjerrësh sisteme të pacertifikuara online dhe që nuk e dimë se kush i ka tenderuar online.
Nuk mund të nxjerrësh sisteme që kanë minimumin e sigurisë. Duke parë dhe reagimet e kolegëve të tjerë dhe informacionet që i kanë dërguar me shkresë zyrtare AKSHI-t disa muaj përpara për problemet që kanë me mail server dhe duke mos marrë asnjë përgjigje kjo është ti lehtësosh punën hakerave.
Me hakerat jemi marrë dje, merremi sot, do merremi dhe nesër. Por kjo është totalisht një papërgjegjshmëri institucionale. Nuk është luftë, është totalisht përgjegjshmëri.
Në luftë kibernetike kemi qenë dhe do të jemi gjithë jetën.



