Ndërsa siguria ushqimore mbetet një nga sfidat kryesore, në Gjirokastër dhe në gjithë vendin, qumështi, vezët dhe produkte të tjera ushqimore vijojnë të shiten në rrugë, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, të ekspozuara ndaj pluhurit dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.



