Trump pezullon paratë për SPAK, Krasniqi: Prezenca SHBA-ve tek ne jo çështje parash, por programesh

Trump pezullon paratë për SPAK, Krasniqi: Prezenca SHBA-ve tek ne jo çështje parash, por programesh

politologu dher analisti Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar për pezullimin e fondeve nga administrata e Trump ku në vendin tonë preket SPAK.

Ai tha se ky vendim nuk ka pse të na prekë pasi prezenca e SHBA-ve në vendin tonë nuk lidhet më me paratë, por me programet.

Sipas tij paratë që Amerika harxhon në vendin tonë brenda një viti varet nga programet që ka në këtë hark kohor.

Unë jam i habitur me zhurmën që pati në Shqipëri ky vendim i Trump për këtë gjë sepse ne nuk jemi një vend që prezenca e Amerikës të lidhet më çështje parash sepse ne na lidhin programet.

Në Shqipëri programet më me rëndësi janë ato që lidhen për çështjet  kibernetike dhe një program specifik për ekstremizmin dhe kanë qenë një sërë punësh në këtë drejtim, por te rasti i drejtësisë nuk është çështje shifrash.

Çështja sot është se si ne e shohim SPAK kur pas është SHBA dhe si e shohim kur pas nuk është asnjë. Nuk e besoj se do kemi ndryshim pozicioni sepse te linja e demokracisë nuk ka asnjë deklaratë që e përfshinë këtë si pikë kritike.

Sa i përket parave që harxhojnë SHBA në Shqipëri në një vit kjo varet nga programet, ka pasur deri në 50 dhe 100.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy