Berisha: Hyrjen time në Parlament e vendosën shqiptarët

Berisha: Hyrjen time në Parlament e vendosën shqiptarët

Gjatë takimit me demokratët e Vlorës, Berisha u ndal sërish te kërkesa që thotë se i ka bërë Lulzim Bashës për t’u dorëhequr.

I kisha thënë se je lider i thyer, me zgjedhjet e 2017-s ti nuk bëhesh dot lider. Nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve dhe i ekzekuton politikisht. Po të jesh burrë u thua dhe i heq.

Berisha tha se përgjegjës për humbjet është Basha. 

Ne si opozitë kaluam nga dështimi në dështim, kjo është vërteta, që ne duam ta shohim në sy. Pse kjo? Jo se ju nuk derdhët djersë, jo se ju nuk qëndrua, por sepse drejtimi i PD u mbajt nga një njeri, i cili në tetë vite nuk arriti dot të marrë dhe të të sigurojë as votat e 2013.

Berisha tha se nuk ka fakte që mbështesin shpalljen e tij non grata, ndërsa shtoi se hyrjen e tij në Parlament e vendosën shqiptarët dhe këtë privilegj nuk ia heq dot ambasadorja amerikane. 

Ne shqiptarët jemi të parët që i detyrohemi Amerikës për sovranitetin. Shqipëria u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali, falë SHBA-së. Edhe Kosova është e pavarur falë amerikanëve. Por, burrat e mëdhenj të kombit amerikan nuk do të kishin imagjinuar kurrë që një përfaqësues i tyre do të thonte “votoni kë të doni, por ju them unë se kush hyn në Parlament”. Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim, këtë e vendosin qytetarët shqiptarë. Hyrja ime në Parlament mbrojti sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim. Ka një proces në Paris dhe ftoj këdo që të paraqesë faktet atje, por ju garantoj që fakte nuk ka.

Berisha takohet me demokratët e Vlorës 

Ish-kryeministri Berisha takohet me demokratët e Vlorës.

Në takimin që zhvillohet në Pallatin e Kulturës, Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me bazën.

Ndërkohë, mes të pranishmëve ra në sy deputeti Bujar Leskaj, ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-deputeti Dashamir Tahiri.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy