Përmbytjet në Lezhë, Tushi: Nën ujë 1610 ha tokë, 200 shtëpi të izoluara (VIDEO)

Përmbytjet në Lezhë, Tushi: Nën ujë 1610 ha tokë, 200 shtëpi të izoluara (VIDEO)

Në qarkun e Lezhës, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme të Bashkisë së Lezhës dhe asaj të Kurbinit. Në një komunikim me MCN, Nikoll Tushi, përgjegjës i Mbrojtjes Civile në Qarkun e Lezhës, tha se situata është vënë nën kontroll, por sipërfaqja e tokës nën ujë është e madhe. 

 

Territori i Lezhës gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje me intensitet të lartë, rreth 150 mm shi. Ka pasur probleme në Bashkinë Lezhë dhe Kurbin. Ka pezullim të mësimit në dy shkolla. Në territorin e bashkisë Lezhë janë 110 ha tokë nën ujë, ndërsa në Kurbin 1500 ha tokë nën ujë. Ka 100 shpi të izoluara nga uji në Lezhë dhe 100 të tjera në Kurbin. Ka pasur rrëshqitje të tokës në segmentin Urë e Milotit – Rrëshen, firma kontraktore ka ndërhyrë menjëherë. Janë evakuuar 8 familje në Bashkinë Kurbin. FA kanë dhënë ndihmën e tyre kur u është kërkuar. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy