“Natura 2000” është rrjeti më i madh ekologjik i Bashkimit Evropian, i cili përfshin zona të veçanta të mbrojtura për ruajtjen e habitateve natyrore, florës dhe faunës me rëndësi të veçantë.
Edhe Shqipëria është pjesë e këtij vizioni përmes rrjetit të saj “Emerald”, i cili përfshin zona të identifikuara mbi baza shkencore për vlerat e tyre të larta natyrore dhe biodiversitetin që mbartin.
Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian po mbështet vendin përmes projekteve të ndryshme mjedisore, përfshirë edhe projektin EU4Nature, që synon forcimin e mbrojtjes së natyrës dhe përafrimin me standardet evropiane.
Shumë zona me vlera të veçanta natyrore në Shqipëri janë propozuar për t’u bërë pjesë e rrjetit Natura 2000, pasi konsiderohen të rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për biodiversitetin evropian.
Shqipëria ka propozuar 25 zona në kuadër të rrjetit “Emerald”, ndër të cilat bën pjesë edhe peizazhi i mbrojtur i Vjosë-Nartë, një nga ekosistemet më të rëndësishme natyrore në vend.
Për Shqipërinë, Natura 2000 përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ruajtjen afatgjatë të pasurive natyrore dhe integrimin e tyre në rrjetin evropian të zonave të mbrojtura.
Si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, vendi synon të përfshihet plotësisht në këtë sistem të mbrojtjes së biodiversitetit.
Zona të Propozuara -Rrjeti Emerald:



