Influencuesit virtualë janë një realitet dhe po bëjnë miliona

Influencuesit virtualë janë një realitet dhe po bëjnë miliona

Ata që konsiderohen “mbretër” të mediave sociale, jo domosdoshmërisht mund të jenë njerëz reale. Influencuesit virtualë ishin trend edhe para pandemisë. Me mbylljen e shumë aktiviteteve, ata po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë. Serafina, në Instagram paraqitet si një vajzë me flokë rozë, por në të vërtetë nuk është aspak e tillë. Ajo është krijuar nga Riot Games Inc., studioja që qëndron pas lojës League of Legends – që e ka bërë llogarinë e saj virale. Ajo ndiqet nga 400 000 mijë njerëz dhe po punon për të promovuar muzikën e saj në Shangai për të promovuar muzikën e saj, ndërsa shumica e yjeve të mediave sociale “prej mishi e gjaku” janë të bllokuar në shtëpi. Pavarësisht se nuk është reale, ajo përsëri ndonjëherë mban maskë.

Në një kohë kur bashkëveprimi i sigurt me njerëzit e tjerë nuk mund të merret më si i mirëqenë, oreksi për zëdhënësit dixhitalë po përshpejtohet. Markat pritet të shpenzojnë deri në 15 miliardë dollarë në vit në marketingun e influencueve deri në vitin 2022, nga 8 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas Business Insider Intelligence. Një pjesë e madhe e këtyre parave u përket influencuesve virtualë dhe marketingu tradicional po ndryshon në mënyrë të shpejtë.

"Influencuesit virtualë, megjithëse janë të rremë, kanë potencial të vërtetë biznesi", thotë Christopher Travers, themeluesi i virtualhumans.org, një faqe në internet që analizon këtë lloj industrie. "Ata janë më të lirë për të punuar sesa njerëzit në plan afatgjatë, janë 100% të kontrollueshëm, mund të shfaqen në shumë vende në të njëjtën kohë, dhe, më e rëndësishmja, ata nuk plaken dhe as nuk vdesin".

Serafina - e cila më 13 tetor u zbulua gjithashtu se ishte një personazh i lojës së League of Legends,  tërheq deri në 8 milionë përdorues ditorë njëkohësisht. Ajo është nga nga rreth 125 influencues aktivë virtualë, sipas Travers. Më shumë se 50 prej atyre debutuan në mediat sociale në 18 muaj deri në qershor 2020. Në YouTube, ndikuesit virtualë numërohen mbi 5 000.

Avatarët dixhitalë të zhvilluar nga agjencitë krijuese, influencuesit më të mëdhenj mund të tërheqin partneritete të markave dhe marrëveshje të tjera fitimprurëse. Me 2.8 milion ndjekës në mediat sociale dhe një tarifë prej rreth 8 500 dollarë për postimet e sponsorizuars, Lil Miquela - një "model" që ka bërë promovime për Calvin Klein, Prada dhe markave të tjera të modës - është ajo që fiton më shumë në këtë industri, sipas OnBuy, një kompani britanike. Kjo e fundit përllogarit se Lil Miquela do të gjenerojë 11.7 milion dollarë fitime për krijuesit e saj këtë vit. Edhe pse nuk është njeri, ajo debutoi së fundmi me një video muzikore në festivalin online të këtij viti Lollapalooza.

Pandemia mund t’i nxjerrë influencuesit virtualë në plan të parë, por ai që mbështet këtë trend është e ashtuquajtura gjenerata Z (të lindurit në fund të viteve ’90 deri në 2010). Ky grup pritet të arrijë më shumë se 2.56 miliardë në fund të këtij viti. Ndërsa kjo kategori i kalon të 20-ata, të ardhurat e tyre rriten, duke i bërë ata tërheqës për tregtarët në të gjithë botën. Sipas McKinsey & Co., të lindurit në vitet ’80-‘90 dhe gjenerata Z përfaqësojnë një fuqi blerëse prej rreth 350 miliardë dollarësh vetëm në ShBA.

Duke parë këto shifra, edhe interesi i investitorëve është rritur. Miliona dollarë po investohen çdo vit në këtë formë të re marketingu. / Marrë me shkurtime nga Bloomberg / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy