Zjarr në një fabrikë bojërash, 11 të vdekur në Indi

Zjarr në një fabrikë bojërash, 11 të vdekur në Indi

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një fabrikë bojërash në Nju Delhi, Indi.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Zjarri shpërtheu në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në periferi të kryeqytetit indian, thotë drejtori i zjarrfikësve Atul Garg.

Në fabrikën e bojës ka ndodhur një shpërthim dhe ndërtesa është shembur. Viktimat janë punëtorë.

Ndikimi ishte i tillë sa që zjarri u përhap në një shtëpi dhe një qendër rehabilitimi nga droga aty afër.

Zjarri është shuar dhe ndërkohë po hetohen shkaqet, shtojnë autoritetet indiane.

Aksidentet në fabrikë janë të zakonshme në të gjithë Indinë, ku pronarët shpesh injorojnë kërkesat themelore të sigurisë dhe operojnë pa leje.

Në vitin 2019, më shumë se 40 persona humbën jetën në një zjarr, në një fabrikë që prodhonte çanta dhe këpucë shkollore në Delhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy