Deputeti i LSI: Rama dështoi me rrugët

Deputeti i LSI: Rama dështoi me rrugët

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë  se kryeministri Rama ka dështuar me projektin kinez për rrugën e Arbit.

"Kanë mashtruar në 2013, me kinezët.Rruga e Arbrit do të bëhej me kinezët, gjë që ka pasur shumë interes, por nuk morëm asnjëherë vesh, grupin e punës që u ngrit", tha Spahiu.

Për Spahiun, qeveria është në një situatë dramatike.

“Unë besoj fort që një apo dy vite atje nuk do të fillojë punë. Ishte thjesht një shfaqje në një moment dramatik që po kalon qeveria. Pas Himarës, zgjodhi Dibrën. Nisi sherrin me mediat italiane që sot ka kërkuar falje, nesër do dalë me diçka tjetër. Unë jam i bindur që ai ekran i madh nuk ja vlente aq sa u shpenzua për atë prezantim në Bulqizë”, tha Spahiu për “Orën”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy