Izraeli paditet në Hagë për gjenocid

Izraeli paditet në Hagë për gjenocid

Afrika e Jugut ka paraqitur një padi para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke pretenduar se veprimet izraelite në Gaza përbëjnë “gjenocid” dhe duke kërkuar masa të përkohshme për ta ndaluar diçka të tillë, njoftoi të premten gjykata e lartë e OKB-së.

Kërkesa pretendon se “veprimet dhe mosveprimet e Izraelit... kanë karakter gjenocidal, pasi ato kryhen me qëllimin e nevojshëm specifik... për të shkatërruar palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik palestinez”.

Sjellja e Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza është në kundërshtim me detyrimet e tij sipas Konventës së Gjenocidit.

Në padi Afrika e Jugut e akuzon Izraelin se ka dështuar në parandalimin e gjenocidit dhe në ndjekjen penale të nxitjes së drejtpërdrejtë dhe publike për gjenocid që nga 7 tetori.

Afrika e Jugut gjithashtu i kërkoi GJND-së që të tregojë masa të përkohshme “për mbrojtje kundër dëmeve të mëtejshme, të rënda dhe të pariparueshme për palestinezët” sipas Konventës së Gjenocidit.

GJND publikoi gjithashtu dokumentin prej 84 faqesh ku rendit masat në detaje, e para prej të cilave është që Izraeli të pezullojë menjëherë operacionet e tij ushtarake kundër Gazës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy