Rudina Hajdari: Nuk do ta refuzoja propozimin për deputete e Tropojës

Rudina Hajdari: Nuk do ta refuzoja propozimin për deputete e Tropojës

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, thotë se nuk do ta refuzonte një propozim për të qenë deputete e PD-së në Tropojë. E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rudina Hajdari u shpreh: “Tropoja është vendlindja ime dhe nëse më propozohet për të qenë deputete atje do ishte nder për mua”.

Rudina Hajdari është kthyer nga SHBA ditët e fundit për të jetuar në Shqipëri dhe për të nisur një karrierë në politikë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e prezantoi pak ditë më parë zonjën Hajdari si kordinatore për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Gjatë emisionit Rudina Hajdari tha se kërkon ta vazhdojë kauzën e të atit aty ku e la ai nëpërmjet angazhimit total në politikë.

“Natyrisht Shqipëria ka ndryshuar shumë këto vite dhe babai im bëri politikë në një kohë tjetër, por ideali I tim tim eti më bën mua të kem modelin për të bërë politikë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rudina Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy