Përmbytje masive në jug të Uellsit/ Banorët mbrojnë banesat me mjete rrethanore (VIDEO)

Përmbytje masive në jug të Uellsit/ Banorët mbrojnë banesat me mjete rrethanore (VIDEO)

Pjesa jugore e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar është prekur nga përmbytjet që erdhën si pasojë e stuhisë “Bert”.

Mediat britanike raportojnë se dhjetëra banesa, biznese, dhe disa shkolla, u prekën nga vërshimet e ujit.

Në platformat sociale janë publikuar pamje që tregojnë përpjekjet e jashtëzakonshme të banorëve të Pontypridd, të cilët me mjete rrethanore përpiqen të mbrojnë shtëpitë nga vërshimi i lumit.

Disa tentojnë dëshpërimisht të zbrazin oborret e shtëpive nga uji përmes kovave plastike.

Të tjerë grumbullojnë thasë me rërë në hyrje të banesave. Kjo po konsiderohet si një nga përmbytjet e dyta më të mëdha që kanë prekur zonën në 4 vitet e fundit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy