
Prej disa vitesh artistët e Cirkut Kombëtar nuk kanë një godinë dhe prej 2021 shfaqet jepen në një ambient në një qendre tregtare në Tiranë.
Cirku Kombëtar po përballet edhe me probleme financiare e mungesë fondesh nga Ministria e Kulturës.
Mjeshtri i Madh Pavli Sallata thotë se ambienti në qendrën tregtare nuk është i përshtatshëm dhe se artistët këtu nuk mund të arrijnë një nivel të lartë performance.
Në studion e lajmeve në MCN Tv, Sallata theksoi gjithashtu se janë cunguar dhe profilet. Sipas Sallatës, ministria duhet të ngrejë një grup pune dhe të ndërmarrë një plan sa parë duke qenë se artistët e rinj po ikin.
Në 2017 kur erdhën pronarët e rinj që blenë tokën, e zaptuan e morën me mënyrat e veta. Si nga ministria, por edhe nga ana e brendshme me artisë dhe kuadro dhe u bë një punë negative. Pavarësisht rezistencës nuk arritëm gjë, kalaja ishte marrë nga brenda. Në 2021 prishet çadra, masakrohet dhe ngelin artistët pa godinë.
Në 1996 ka ardhur çadra e Cirkut, në 2021 çadra shembet. Ne mbetëm pa çadra. Si mund të arrihet që një çadër të prishet? Kalohet në një ambient, bodrum, që është skenë e përshtatur, por skenë e papërshtatshme nuk është e mundur të japësh një mesazh. Është moment emergjence. Kemi ardhur në një moment të tillë. Ambienti i papërshtatshëm, nuk arrihet niveli siç ka qenë. Janë cunguar profilet, nuk ka më.
Cirku është në momente emergjence, duhet parë ardhmëria. Është një Cirk që as në vitet ’50 nuk ka qenë e tillë. Ministria ka ardhur aty dhe ka thënë që do të bëhet një godinë për Cirkun, por se kur nuk dihet .
Pozitive është thjesht rritja e pagave. Por infrastruktura është e dobët, duhet investuar. Çfarë do bëhet me Cirkun? Cila është perspektiva?
Me ministrin e ri, të ngrihet një grup pune se Cirku po degradon. Po ikin artistët, nuk ka infrastrukturë.
Vajtja në këtë ambient është një katastrofë. U larguan njerëzit. Të heqësh profesorët, mjeshtrat, ja ku është katastrofa. Vijnë drejtues të paaftë.
Drejtori ka marrë ca projekte, por duhet mbështetur.



