
Sharon Stone i la pak imagjinatës së ndjekësve të saj në Instagram me një postim që ajo ndau në llogarinë e saj të dielën.
Në foto, aktorja 64-vjeçare e nominuar për Oskar, ka shfrytëzuar në maksimum një ditë me diell, ndërsa shfaqet topless.
"Mirënjohëse e papërsosur në një ditë të përsosur", shkroi aktorja krahas fotos.

Aktorja e “Total Recall” kishte veshur edhe një fund bikini me ngjyrë leopardi, ndërsa pozonte për foton.
Stone gjithashtu postoi një foto të djalit të saj të adoptuar Roan, 22 vjeç, në Instagramin e saj në të njëjtën ditë.

Aktorja ndan Roanin me ish-bashkëshortin e saj Phil Bronstein, me të cilin u martua në vitin 1998.



