Çështja ‘Toyota Yaris’/ SPAK për MCN: Nuk e kemi thirrur Bashën në asnjë cilësi

Çështja ‘Toyota Yaris’/ SPAK për MCN: Nuk e kemi thirrur Bashën në asnjë cilësi

Ndërsa Kreu i Opozitës është zhvendosur nga salla e kuvendit drejtë Prokurorisë së Posaçme, zyra e shtypit reagon për këtë lajm, duke konfirmuar për MCN se SPAK nuk e ka thirrur Bashën në asnjë cilësi, dhe se ndaj tij nuk ka çështje të nisur.

Nuk kemi thirrë Bashën. Nuk kemi ndonjë procedim ku të jetë thirrë Basha.

17:05h- Çështja ‘Toyota Yaris’/ Basha mbërrin në SPAK, pritet intervistimi nga prokurorët belgë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

 Mësohet se kreu i PD pritet të merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Prej tre ditësh, gjashtë prokurorë belg ndodhen në Shqipëri, për dosjen e 3.4 mln € në 'Toyota Yaris'.

Janë 16 persona që do të japin dëshminë e tyre lidhur me këtë çështje.

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili më 22 qershor 2018, akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan, përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.

Gjykata e ka dënuar Vladin, duke e shpallur dhe fajtor për veprën penale “mosdeklarim të ardhurash në kufi ose sendeve me vlerë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të dënohet me vetëm një vit burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy