Hope Hicks, drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Hope Hicks, drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump emëroi Hope Hicks si drejtore të përhershme të komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Hope Hicks është një nga personat që ka punuar më gjatë me Presidentin Trump që nga koha e fushatës. Ajo ishte caktuar në postin e drejtores së komunikimeve përkohësisht, kur zëvendësoi Anthony Scaramuccin, që u shkarkua në korrik pas më pak se dy javësh në detyrë. Hicks ishte sekretare shtypi gjatë fushatës dhe më pas këshilltare më Shtëpinë e Bardhë. Më parë ajo kishte punuar për Organizatën Trump, përfshirë kompaninë e vajzës së tij, Ivanka Trump.

28 vjeçarja ka punësuar një avokat të Departamentit të Drejtësisë për ta përfaqësuar në hetimin për lidhjet e mundshme me Rusinë nga ana e zyrtarëve të fushatës së Presidentit Trump dhe Rusisë. Zoti Mueller do që të intervistojë këshilltaren Hicks dhe pesë persona të tjerë. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy