Brukseli i shqetësuar: A është Klajda në detyrë?

Brukseli i shqetësuar: A është Klajda në detyrë?

Komisioni Evropian pyet Tiranën: A është në detyrë ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha? Shkak është bërë lapsusi me datën e delegimit te kompetencave. Pasi shkoi në Maltë (Shërbimi jashtë vendit), ministrja Gjosha delegoi kompetencat për...5 muaj. Sot është botuar në fletoren zyrtare, Urdhri nr. 5, datë 20.01.2017  “Për delegim kompetence”, i cili mban firmën e Ministres së Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha. Në këtë urdhër,  Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha,  për shkak të një udhëtimi zyrtar pune në Maltë, i ka deleguar kompetencat,  Zv. Ministres Eralda Çani, për një periudhe dy ditore(Procedurë e zakonshme, kur Ministrja udhëton me shërbim jashtë vendit).  Delegimi i kompetencave është bërë për periudhën 23.01.2017 deri me 24.01.2017(data kur është mbajtur takimi i Ministrave dhe Sekretarëve të Shtetit për Çështjet Europiane, në kuadër të Presidencës së Maltës). Në Urdhrin e konceptuar nga specialisti i sektorit Juridik, është bërë një ngatërrim i datës ku  dt. 24. 01.2017, është  shkruar 24.06.2017. Ky gabim shkrimi,  është konstatuar nga  Drejtoria përkatëse e Ministrisë  së Integrimit Europian,  dhe është bërë korrigjimi  sipas Kodit të Procedurave  Administrative  të  Republikës së Shqipërisë,  neni 112 (Korrigjimi i gabimeve materiale në aktin administrativ), ku janë  reflektuar ndryshimet në periudhën e delegimit. Urdhri fillestar është shfuqizuar.  

“Ju bëjmë me dije,  njofton zyra e shtypit, se Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, vijon të ushtrojë detyrën e saj dhe në asnjë rast nuk ka deleguar kompetencat për një periudhë më të gjatë se ajo e shërbimeve  jashtë vendit, në funksion të ushtrimit të detyrës së saj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy