
Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për 400 milionat e projektit për mbetjet, ka reaguar kryeministri Rama.
“Jam nxënës i Konicës dhe Nolit, pjesë e kësaj shkolle është gjuha sarkastike, shkolla më e lartë e oratorisë, as dje as sot dhe as nesër nuk i them kundërshtarit horr dhe klloun ishin dy fjalë që i përdor ti i shpreh keqëardhjen të vazhdojë kështu. Këto janë fyerje, sakrazma dhemb më shumë se këto fyerjet e rrugës.
Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës, horr, kloun e kriminel që janë pjesë e një fjalori që në atë shkolle quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë. Unë nuk jam si ata por mësoj cdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?
Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, coje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden.
Ne pergjigje te bastit te Rames per te dhene doreheqjen, Basha u pergjigj.
“Ja ku e ke këtu, 228 milionë është totali i kontratave. Ndërtimi i operimi dhe transferimi i incerenatorëve për Tiranën 49 milionë, në Fier 36 milion. Këto bëjnë 85 milionë euro vetëm për këto të dyja. Në Tiranë e ke për 30 vjet incerenatorin e Tiranës që bëjnë 300 milionë euro. Të kërkoj ndjesë unë që nuk janë 400 milionë, por 385 milionë euro. Fitove ti, nuk do zhvasësh 400 milionë, por 350 milionë. Për këtë kërkon dorëheqjen time? Kërkoj ndjesë që të akuzova që me një kompani të vetme, me një person të vetëm bën 3 projekte me të cilat do ti marrësh shqiptarëve 350 milionë euro”.
Ndërkohë Rama iu pergjigj Bashes edhe per pyetjen se pse nuk thote nje fjale per Habilajt. “Më krijohet përshtypja sikur ju shihni në ëndërr ishalla bëjnë Habilajt ndonjë gjë tjetër nesër se ca do themi. Unë as nuk i kam njohur, por ti i ke njohur, i ke pasur roje në një investimin tënd. Ca të flas unë, për këtë llum jemi ne këtu?”, tha Rama.



