Gjestila: Nuk ka mbështetje për botimet e letërsisë për fëmijë (VIDEO)

Gjestila: Nuk ka mbështetje për botimet e letërsisë për fëmijë (VIDEO)

Shkrimtari Fatmir Gjestila tha në studion e MCN Informacion se nuk ka shumë mbështetje në botimet e letërsisë për fëmijë dhe se shtëpitë botuese i rrinë mënjanë autorëve që i dedikohen kësaj kategorie.

I ndalur tek autorët e huaj, Gjestila tha se vitet e fundit po çohen libra të mirë tek fëmijët.

Deri para ca vitesh fëmijët dhe prindërit e rëndonin përshtatjet, përshtatjet që ishin të paredaktuara. Gjuha nuk ishte ajo e vërteta e autorit dhe kjo e largonte fëmijën nga të lexuarit. Libra të tillë sot në fakt janë në anë.

Kryesorja është se libra të mirë po çohen tek fëmijët dhe kjo i bën mirë letërsisë shqipe. Ne duhet të marrim nga letërsia përfaqësuese botërore.

Nuk mund të përjashtojmë krijimtarinë e Viktor Canosinajt, që është më përfaqësuesja, më e bollshmja dhe më cilësorja në këto vite, krijimtarinë e Shkëlzen Zallit në poezi sidomos por edhe të Natasha Shuteriqit.

Nuk ka mbështetje në botimet e letërsisë për fëmijë. Shtëpitë botuesve rrinë mënjanë autorëve të letërsisë për fëmijë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy