Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi ka shfuqizuar nenin i cili i hapte rrugë martesave të të njëjtës gjini. Kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Fatmir Xhafaj dhe përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili thanë se neni del përtej mandatit të Komisionit.
Ky vendim nga ana e komisionit të posaçëm për shfuqizimin e nenit erdhi pas takimit të Kryeministrit Rama me Kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin të cilët kanë këmbëngulur që nëse neni nuk tërhiqej ata nuk do ta votonin reformën. Ndërkohë menjëherë pas kësaj ka reaguar deputetja e PDIU, Mesila Doda e cila e quajti lajm të mire shfuqizimin e ndryshimit kushtetues.



