Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se operacioni “Tempulli” ku u arrestuan gati 233 shpërndarës droge për një natë tregoi se autoritet kishin lënë pasdore tregun e shpërndarjes.
Sipas Hoxhës ndër vite në Shqipëri është krijuar një treg i brendshëm me të rinj të cilët janë përdorues dhe aksioneri kryesor për trafikantët e drogës.
“Operacionet e fundit në Elbasan ku u kapën brenda një nate 5 grupe shpërndarësish dhe ky I fundit u bë me një shtrirje më të gjerë dhe duket sikur dha një sinops të gjendjes që është Shqipëria. Nga që zakonisht merremi me trafikimin e kemi lënë shpërndarjen. Sigurisht që Shqipëria ka krijuar një treg të brendshëm pak nga pak.
Duke krijuar varësi që fëmijë ai e ka aksioner të sipërmarrjes së vetë. Gabimi në Shqipëri është që I kemi lejuar të penetrojnë thellë në shoqëri. Kanabisi ka një përdorim të gjerë. Sot ndodhemi para këtij fenomeni dhe po krijon një problematik shumë të madhe. Duke filluar nga buxheti dhe deri te mënyra si do sillet nesër kjo shoqëri.
Në të gjitha këto zona ku u krijuan zonat prodhuese, fëmijët në këto zona janë kthyer në përdorues. Imagjino ca ndodh për një fëmijë që rritet në këto ambiente ku rritet kanabisi. Sot në rrugët e Tiranës, kanabisi shitet me doza farmacie. Një dozë shitet 10 milek të vjetra.
Një kilogram kanabis që kultivohet në shtëpi bari, kjo shkon deri në 2000 euro kilogrami sepse dhe përqendrimi I THC është më I madh se rritja në natyrë. Sot një dozë
Sky ishte gjuha e dytë me e përdorur në botë pas anglishtes.”, u shpreh Hoxha.



