Humbja në zgjedhjet presidenciale ishte një rezultat i paparë për Frontin Nacional. Marine Le Pen e ka pranuar humbjen dhe ka theksuar domosdoshmërinë e ndryshimit.
“Duhet të ndryshojmë për të qenë në lartësinë e sfidave të reja”, ka thënë ajo duke theksuar se partia e saj do ta bijojë betejën me synim sërish Elizeun në zgjedhjet e ardhshme pas 5 vitesh.
Le Pen mori rreth 7 milion vota në raundin e parë, ndërsa në të dytin arrit në 10.6 milionë.
Pesëmbëdhjetë vite me parë, babai i saj kishte marrë të njëjtin numër votash në raundin e parë. Por në atë kohë, përballë ai kishte edhe të djathtët e qendrës që morën shumë vota. Kësaj radhe, Le Pen mund të ketë thitur edhe një pjesë të elektoratit të Françoise Fillon. Vota të tjera mund të kenë ardhur edhe nga kundërshtarët e së majtës ekstreme të Melenchon, edhe ata kundër Europës.
“Francezët zgjodhën vazhdimësinë”, ka thënë ajo pas shpalljes së rezultateve mbrëmjen e së dielës. Le Pen ka propozuar një transformim rrënjësor të partisë. “Një forcë e re politike është mëse e nevojshme për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë ajo.



