Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se prishjet e objekteve në Llogara dhe Qeparo po bëhen për t’i hapur rrugë projektit të paketës së maleve.
Sipas Nikës kjo situatë do të vazhdojë edhe për faktin se duan të krijojnë panik tek bizneset.
Ato që janë prishur në Llogara dhe Qeparo, janë në zona malore, jam i bindur po i hapin rrugë paketës së maleve. Po I hapin aplikantëve që kanë pretendime për atë tokë dhe për të mos pasur problematika me qytetarët, mendoj që p ë bën për këtë pjesë. Nuk është momenti i duhur. Pas datës 1 maj as IKMT as njeri nuk duhet të merret se kemi nisur sezonin.
Para dy javësh kryetari I bashkisë Vlorë ka çuar shkresë për të prishur tendat apo pjesët anësore, Ata nuk janë pritur, kjo është e qëllimshme për të krijuar panik dhe t’i mbajtur nën presion qoftë bizneset dhe qoftë individët. Këto që prishen, ndërtimet pa leje janë godina të plota. Pse arritën në këtë pikë. Janë objekte me çati. Sistemi nuk funksionon. IKMT e përgjithshme nëse do të jetë reale të kalojë në Dhërmi, ku ke hotele 4-5 katëshe, por nuk futet se janë investime të oligarkëve që lidhur me qeverinë.
Ata do ta thellojnë gjithë sezonin për të krijuar panik.
Më tej Nika tha se Bashkia Vlorë është vonë për hapjen e sezonit turistik.
Bashkia nuk po funksionon në mënyrën e duhur. Bashkia është vonë me hapjen e zezonit, me vendosjen e çadrave tek zonat pa pagesë, por dhe me pagesën 7 mijë lekë.



