
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot në Pragë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, raporton “Koha.net”.
Kryetarja e shtetit të Kosovës gjendet në Pragë në kuadër të mbledhjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Mësohet se një ndër temat që do të diskutohet në takim është dialogu Prishtinë-Beograd.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të takojë po ashtu kancelarin Scholz dhe Presidentin Macron.



