"Kam pasur një birrë, nuk më kujtohet", Trump ironizon dëshminë e Ford në Senat kundër Brett Kavanaugh

"Kam pasur një birrë, nuk më kujtohet", Trump ironizon dëshminë e Ford në Senat kundër Brett Kavanaugh

Presidenti amerikan, Donald Trump, është tallur me profesoreshën, Christine Blasey Ford, e cila ka akuzuar të nominuarin e tij për Gjykatën Supreme, Brett Kavanaugh, për sjellje të keqe seksuale.

Ai ka ironizuar paaftësinë e saj për të kujtuar detajet e natës që supozohet se ka ndodhur sulmi. Kjo deklaratë e shefit të Shtëpisë së Bardhë, përbën ndryshim drastik në qasjen e tij ndaj profesoreshës Ford, pët të cilën më parë ai e ka cilësuar dëshmitare të "besueshme" dhe "bindëse", pas dëshmisë së saj në Komitetin Gjyqësor të Senatit.

Gjatë një fjalimi në Misisipi, Trump ka tentuar të rikthejë momentin kur Ford është përgjigjur para Komitetit të Senatit.

Si keni shkuar në shtëpi? Nuk më kujtohet. Si keni shkuar atje? Nuk më kujtohet. Ku ka qenë vendi? Nuk më kujtohet. Sa vjet më parë ka ndodhur? Nuk e di, nuk e di, nuk e di”, ka thënë Trump, derisa pjesëmarrësit kanë brohoritur në mbështetje të tij.

Në cilën lagje ka ndodhur? Nuk e di. Ku është shtëpia? Nuk e di. Poshtë shkallëve, lart shkallëve, ku ka ndodhur? Nuk e di. Mirëpo kam pasur një birrë. Kjo është e tëra që kujtoj. Dhe jeta e njeriut shkatërrohet”, ka shtuar presidenti amerikan.

Pas dëshmisë së saj, Trump urdhëroi FBI të shqyrtojë kërkesët pas dëshmisë së Senatit dhe të nisi hetime gjithëpërfshirëse.

Megjithatë, avokatët e Ford thonë se FBI nuk e ka ftuar ende atë dhe thonë se është "e pakonceptueshme" që agjencia mund të kryejë një hetim tërësor pa e intervistuar personin që ka bërë denoncimin.

Hetimi i FBI-së duhet të përfundojë të premten.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell ka thënë se Senati duhet të votojë për konfirmimin e Kavanaugh këtë javë.

Por Trump u tha mbështetësve në qytetin e Southhaven se kundërshtarët e tij politikë u përpoqën të shkatërronin gjyqtarin Kavanaugh që nga dita e parë që ai u konfirmua për këtë postë.

Por ky sulm është kritikuar ashpër nga shumë persona, të cilët kanë thënë se tallje të tilla, janë arsye se pse të mbijetuarit e sulmeve seksuale kanë frikë të dalin para publikut.

Një sulm brutal dhe i pashpirt kundër Christine Blasey Ford”, ka thënë ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Michael Bromwich, i cili përfaqëson Fordin.

Keni ndonjë dyshim se pse ajo ka qenë e tmerruar të dalë publikisht ashtu siç janë edhe të mbijetuarit tjerë? Ajo është profil i guximit, ai është profil i frikacakut”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në dëshminë e saj tejet emocionale para Komiteti Gjyqësor të Senatit të enjten e kaluar, të shikuar nga 20 milionë amerikanë në transmetim të drejtpërdrejt, Ford ka thënë se është “100 për qind” e sigurt se Kavanaugh ka tentuar ta dhunojë atë në verën e vitit 1982, derisa ata kanë qenë në një festë me nxënës tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy