Pasojat e tërmetit/ Veliaj: Çdo shtëpi e dëmtuar do të bëhet nga e para (VIDEO)

Pasojat e tërmetit/ Veliaj: Çdo shtëpi e dëmtuar do të bëhet nga e para (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ekipet e emergjencës për evidentimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i sotëm. ka premtuar se të gjitha banesat e pabanueshme do të rindërtohen.

“Kemi hapur të gjitha qendrat sociale të Tiranës, kryesisht për të strehuar të moshuarit e vetmuar. Ka shumë të rinj që jetojnë jashtë dhe prindërit i kanë vetëm, ndaj është detyra e Bashkisë që për këtë kategori, që janë edhe më vulnerabël, të jemi më të vëmendshëm. Qendrat tona sociale do jenë të hapura 24/7, ka ushqim, batanije, shërbim mjekësor”, tha ai, ndërsa kërkoi prej administratorëve në komunitet që të raportojnë çdo problematikë. “Bashkia e Tiranës ka qenë në gatishmëri që në orën 04:00 të mëngjesit. Kemi pasur mbi 70 familje që janë bllokuar në shtëpi për shkak të bravave të dyerve, 8 pallate me ashensorë të bllokuar, megjithatë i kaluam pa humbje jetësh”, tha ai.

Kryebashkiaku garantoi se të gjitha shtëpitë që janë bërë të pabanueshme nga ky tërmet do të rindërtohen nga e para, ndërkohë që do të fillojë edhe ndihma me ushqime, veshje dhe me elektroshtëpiake. “Duke filluar nga dita e nesërme do të kemi një aksion për mbledhjen e ndihmave, jo vetëm ushqime dhe veshmbathje, por edhe elektroshtëpiake, krevate etj. Çdo shtëpi e dëmtuar, do të bëhet nga e para; mesa duket kjo është një sprovë të cilës nuk i bëjmë dot bisht, por thjesht duhet ta përballojmë me dinjitet dhe të fillojmë rimëkëmbjen në Tiranë”, tha Veliaj.

Ndërkaq, bashkia e Tiranës po punon edhe për verifikimin e të gjitha institucioneve arsimore, shkollave dhe çerdheve, përpara se të merret vendimi për hapjen e tyre. “Po bëjmë inventarizimin e shkollave. Fatmirësisht asnjë nga shkollat e Tiranës nuk është shembur nga tërmeti. Por do të bëjmë një verifikim total dhe do shfrytëzojmë edhe ditët e pushimit për çfarëdo lloj suvaje apo ndërhyje që duhet të bëjmë, që të mos marrim asnjë risk. Për shkollat private që kanë pasur dëmtime do i akomodojmë gjithashtu në shkollat publike. Ata mund të marrin turnin e dytë. Për ne, fëmijët e Tiranës janë të gjithë njësoj, nuk ka fare rëndësi nëse janë privatë apo publikë, për sa kohë që shkollat private kanë pasur dëme, mund t’i akomodojmë tek shkollat publike”, deklaroi Veliaj.

Sipas Veliajt, prej mëngjesit të sotëm të gjitha ndërmarrjet dhe forcat e emergjencave të bashkisë së Tiranës ndodhet në terren për t’u përballur me pasojat e tërmetit të fortë që përfshiu Tiranën dhe Durrësin. Herët në mëngjes kryebashkiaku Veliaj mblodhi Shtabin e Emergjencave të Tiranës ku bëri edhe një përmbledhje të situatës së krijuar në territorin e saj, ndërsa theksoi se të gjitha forcat e bashkisë janë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ai theksoi se janë urdhëruar emergjencat që menjëherë, sapo të bëhet evidentimi i situatës, të nisë edhe shpërndarja e ndihmave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy