
“Në Durrës nuk ka vrarë tërmeti, por masakra urbane”, kështu shprehet deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri në lidhje me përgjegjësit e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.
Ditën e nesërme shënohet dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe deputeti Xhaferri shprehet se i vetmi sukses i Edi Ramës është fshehja e përgjegjësve duke shembur 36 pallate.
Lidhur me situatën e krijuar brenda PD-së, Xhaferraj u shpreh se nuk ka “Kuvend” më datë 11 dhjetor, dhe sipas tij ajo është një “Foltore Mëmë”.
Pjesë nga intervista:
Z,. Xhaferri, nga kontaktet që ju keni me qytetarët, cili është shqetësimi kryesor I tyre sa I përket rindërtimit dhe a mund të përligjen vonesat e këtij procesi, me pandeminë?
Kemi të bëjmë me anarshi totale. Nëse do të mundoheshim të gjenim diçka që do të quhej sukses do të ishte fakti që Rama ja ka dalë me sukës të fshehi përgjegjësit. E vetmja punë që bëri mirë është që rrafshoi 36 pallate që të zhdukte gjurmët e përgjegjësisë. Nëse flasim për bilanc është që nuk nxori asnjë përgjegjës për tërmetin. Sot pas 2 vjetësh nuk kemi asnjë përgjegjës. Në Durrës nuk ka vrarë tërmeti por masakra urbane.
Unë kam qenë prezent në çdo lagje. Kush është evidenca sot? 3.800 familje janë me bonus qeraje. Më 14 dhjetor, Rama doli në komunikim në FB duke i dhënë garanci se deri në fund të 2020 banorët do të jenë në shtëpitë e tyre dhe qershor 2021 do të kishte marrë zgjidhje. Qeveria duhet të jetë transparente. Do të duhej që çdo 3 muaj të raportonte.
Një shkollë në Sukth është ndërtuar për 2.6 miliardë. Në shkollat Naim Frashëri, që pas tërmetit u bë mësim që tregon se nuk kishin probleme. Nga 6000 që kanë qenë me bonus qeraje sot janë 3800. Kanë filluar punimi vetëm në 11 pallate. Pati një valë anarshie dhe abuzimi para zgjedhjeve.
Z. Xhaferraj, Kontrolli i Lartë i Shtetit në Raportin mbi Zbatimin e Buxhetit të vitit 2020 ka raportuar gjithashtu mungesën e raportimit të granteve dhe kredive për procesin e rindërtimit duke cituar “Në bazën e të dhënave të investime me financim të huaj për vitin 2020, rezulton se nuk ka projekte të reja të cilët mund të lidhen me Rindërtimin”. Ju si opozitë, çfarë të dhënash zyrtare keni për këtë proces?
Nuk kemi proces rindërtimi, por kemi anarshi që u bë për interesa elektorale. Aty vërshuan miliona. Ka vendime të këshillit bashkiak që tregojnë që s’ka pasur transparencë. Në periudhën para zgjedhore bëhet e gjithë puna që duhej të ishte bërë. Faktet tregojnë që nuk kemi patur proces rindërtimi. Nëse kemi 124 pallate ds4 dhe 130 ds5 dhe ka filluar procesi në vetëm 11 dhe pas dy vitesh thonë që nuk e dimë se çfarë do të bëhet me to.
Z. Xhaferri, ndalemi pak edhe tek zhvillimet brenda partisë suaj. Pse nuk është legjitim sipas jush Kuvendi I 11 dhjetorit?
Kam mbështetur Bashën sepse mori një vendim të vështirë, por që i shërben partisë. Çdo vendim i Bashës do të kishte kostot e veta. Është vendim më i mirë i mundshëm. Kur flasim për Kuvendin, data 11 dhjetor mund të quhet Kuvend në kuptimin gjuhësor të fjalës, por është aktivitet. Ai aktivitet mund të quhet Foltore Mëmë në datë 11. Se Kuvend në kuptimin politikë është data 18.
Z. Xhaferri, duhet te përjashtohen sipas jush demokratët/ delegatet qe do jene në 11 dhjetor ne Kuvend?
Nuk ka logjikë. Dje kam pirë 15 kafe dhe kam takuar shumë individë që do shkojnë në foltoren mëmë të datës 11 dhe kjo është normale.
Z. Xhaferri, si e patë ju lëvizjen e z. Shehaj për verifikim të firmave të delegatëve?
Agron Shehaj është prurje simptaike, ka verifikuar firmat. Dimensioni në parti është aq i gjerë sa nuk shkon fare në verifikim. Berisha në 11 do thotë që komisionin e kam ngritur unë, por nuk mund të thotë. Delegatët mund të thonë në datë 11 të ikë Basha e të vij Berisha, ..ka zëra që kërkojnë largimin e kryetarit, në 2025 mund të përpiqen për të bërë realitet objektivin e tyre.
Pas 11 dhe 18 dhjetorit, do shohim PD më të fortë, apo të përçarë? Si do jetë PD?
Duhet të përcillet mesazhi se nuk e kemi me Sali Berishën, por Ramën. Pas datës 11 dhe 18 do të jemi një parti e bashkuar dhe beteja është zoti Rama.



