
Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 2 000 trupa ushtarake shtesë në kufirin me Meksikën. Kjo do ta çojë në 4 300 numrin e trupave të vendosura në kufirin jugor të SHBA-ve.
Sipas Pentagonit, qëllimi i shtimit të trupave është që të vëzhgojnë situatën dhe të ashpësojnë kontrollet kufitare.
Ky hap vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump është duke u përballur me Kongresin amerikan për të siguruar fonde, që do të bëjnë të mundur ndërtimin e një muri me Meksikën.
Trump thotë se një masë e tillë është e domosdoshme për të ndaluar emigracionin e paligjshëm, por kjo kundërshtohet ashpër nga demokratët.



