Dispozita për parandalimin e vetëvrasjeve dhe akteve të lëndimit të vetes është nisma e një grupi deputetësh në Itali.
Projektligji synon të mbushë një boshllëk ligjor, me anë të një plani që ka në qendër individët që kanë tendenca vetëvrasëse. Objektivi kryesor është identifikimi i hershëm i tyre dhe përmirësimi i sistemeve që mund t’u vijnë në ndihmë, si edhe promovimi i kërkimit shkencor.
Ligji i ri parashikon një linjë të gjelbër aktive 24 orë, në të cilën përgjigjet personel i specializuar.
Projektligji synon të "promovojë edukimin shëndetësor të popullatës mbi rrezikun e vetëvrasjes". Në këtë pikë parashikohen fushata informuese që synojnë dekurajimin e armëmbajtjes.
Vëmendje e veçantë i kushtohet stafit në shkolla: ligji i propozuar parashikon mësimdhënës të të gjitha niveleve dhe përditësim profesional në lidhje me këtë temë, parashikon nxitjen e projekteve kushtuar temës së vetëvrasjes, promovimin e diskutimit mbi rreziqet e ngacmimit dhe bullizmit në internet.



