
Në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, një mesazh urimi ka ardhur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Zyrtari i lartë amerikan, shpreh mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, proces të cilin e cilëson si rrugën e duhur për normalizimin e marrëdhënieve.
“Si një prej demokracive më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin e bërë në këto 14 vite. Nga ana jonë, ne jemi krenarë për mbështetjen e dhënë në këto përpjekje”, shprehet Blinken në urimin e tij.
Ai shton se partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet SHBA dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta demokratike.



