Grada për mësuesit, Kaptelli: Kemi pagat më të ulëta, me rëndësi formimi profesional dhe jo shkallët e kualifikimit

Grada për mësuesit, Kaptelli: Kemi pagat më të ulëta, me rëndësi formimi profesional dhe jo shkallët e kualifikimit

Pak ditë më parë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka folur për zbatimin e sistemit të ri të kualifikimit të mësuesve që përcakton gradimin e tyre çdo tre vite.

Lidhur me këtë Nevruz Kaptelli, president i sindikatës së arsimit në MCN Informacion u shpreh se ky është një ndryshim që ndikon mirë në arsim.

Ai tha se rritja e pagave të mësuesve nuk është ajo që duhet, pasi dhe me rritjet e bëra së fundmi nuk krahasohemi as me vendet e shteteve fqinje.

Sipas tij me rëndësi është se sa i përgatitur është mësuesi dhe a i përgjigjet kërkesave të kohës dhe jo shkallët e kualifikimit

Është bërë një ndryshim që ndikon për mirë në disa aspekte të mësimdhënies me gjithë kërkesat tona për ta bërë më të lehtë ndikimin e mësuesve sepse asnjë profesion tjetër përveç mësuesve nuk kalon kaq shumë provime sa ne.

Dhe sindikata jonë vazhdimisht ka kërkuar që të behshin më të lehta këto kualifikime madje kemi kërkuar që me vitet e punës të jepeshin automatikisht.

Ne si sindikatë e pavarur jemi deklaruar dhe para rritjes së pagës dhe kohën e rritjes së tyre, kemi thënë se rritja e pagave në arsim nuk ishte një rritje e duhur për punën e madhe që ata bëjnë dhe tashmë vetëm 2 javë më parë është publikuar nga eurostat se pagat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat. Kjo rritje nuk na ka bazuar ne as me shtetet e rajonit.

Më tej ai shtoi se për ata si sindikatë nuk janë të rëndësishëm këto shkallë kualifikimi për mësuesit sesa formimi profesional që ata po marrin për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës dhe në këtë aspekt kanë qenë dhe kritik.

Që në takimin e parë me ministren e arsimit kemi kërkuar që trajnimet e mësuesve duhet të bëhen nga pedagogët dhe kjo fatmirësisht ka nisur vitin e shkuar.

Kemi kërkuar që këto trajnime të jenë falas dhe të bëhen në fakultete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy