Stay Tuned/ Autorja e “EuropeIN” Blerina Goce, tregon vështirësitë që has deri te intervistimi i ambasadorëve

Stay Tuned/ Autorja e “EuropeIN” Blerina Goce, tregon vështirësitë që has deri te intervistimi i ambasadorëve

Gazetarja dhe autorja e emisionit “EuropeIN” në MCN tv, Blerina Goce, ishte e ftuara e Valbona Mhillit në emisionin “Stay Tuned”. Duke folur për konceptin e realizimit të emisionit të saj, Goce, ndau me shikuesit mënyrën e të intervistuarit të ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë evropian, të cilët shpesh janë burokratë në dhënien e intervistave. "Ka vështirësitë e veta sigurisht. Duhet që në radhe të parë gjatë gjithë kohës të jesh koherentë, të lexosh, të jesh e informuar për çfarë ndodh, por nga ana tjetër ka vështirësi burokratike , në thonjëza. Pavarësisht se unë kam arritur të marrë pothuajse të gjithë ambasadorët që janë në vendin tonë dhe kam udhëtuar edhe në vendet evropiane, vështirësitë po themi janë të kësaj natyrës burokratike. Edhe të huajt pavarësisht se reklamojnë që janë mendje hapur, të lirë, etj., vë re që edhe këta ambasadorë janë burokratë , më falni, deri në një farë pike, sado që mund të duan të vijnë në studio, ok, janë edhe ca rregulla, protokolle, por nuk vijnë pa marrë miratimin nga shteti i tyre, shefat e tyre, diçka që ndonjëherë është edhe e tepruar. Prej kohësh, psh, pavarësisht se kam raporte të mira më ambasadën e Spanjës, më ka premtuar që do të vijë ambasadori i Spanjës për një intervistë, ka disa muaj që diçka e tillë po shtyhet apo zvarritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy