Barack dhe Michelle Obama nuk do të nënshkruajnë një marrëveshje të re podcast me Spotify.
Bloomberg raporton se ish-presidenti i SHBA dhe bashkëshortja e tij janë të “frustruar" nga kushtet e marrëveshjes ekskluzive shumëmilionëshe me gjigantin e transmetimit.
Familja Obama njoftoi në 2019 se do të bashkëpunonte ekskluzivisht me Spotify për të publikuar podkaste përmes kompanisë së tyre mediatike Higher Ground, në një marrëveshje prej 25 milionë dollarësh.
"Renegades: Born in the USA", shfaqja e Barack Obama me muzikantin Bruce Springsteen dhe The Michelle Obama Podcast kanë qenë dy hite për Spotify.
Megjithatë, Bloomberg njoftoi se Higher Ground do të largohet nga Spotify kur marrëveshja aktuale të përfundojë në tetor, duke cituar tre burime të paidentifikuara pranë bisedimeve, të cilët konfirmojnë se Higher Ground është duke negociuar me partnerë të rinj të mundshëm dhe se Spotify kishte refuzuar të bënte një ofertë tjetër.



