
Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në studion e “MCN Economy” se projekti për Portin e Durrësit është i paqartë dhe nuk ka garanci nëse do të jetë i suksesshëm apo jo.
Duke vijuar logjikën e tij, Zhabina tha se projekti është i shtrirë në 20 vite dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë deri atëherë.
Është dritare për të parë se çfarë përfitojmë dhe kush e përfiton dhe janë ekspertët që duhet ta vlerësojnë nëse 33% mjafton. Është projekt i shtrirë në 20 vite, nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë, është e paqartë se çfarë ndodh dy vite më vonë, jo pas 20 vitesh. Ka paqartësi të e veta edhe nuk e di nëse është garanci për një projekt të suksesshëm.
Në ratifikimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, në nenin 6 thuhet që çdo marrëveshje me këtë shtet i shmanget prokurimet publike. Pse të mos dilej në treg ndërkombëtar, se ndoshta do të kishte kompani që do ofronin 5 miliardë? Nuk është vetëm porti i Durrësit që i vihen të dispozicion Emirateve.Ligji thotë që ky shtet ka të drejtë të investojnë nga Vlora deri në Ksamil. Unë mendoj që e njëjta procedurë mund të bëhet me investitorë të tjerë. Ky diskutim bëhet dhe për Skavicën.



