
Trajneri Ardi Behari, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, fitoren e Partizanit në derbi ndaj Tiranës.
Behari u shpreh se i pëlqyen ndërhyrjet e trajnerit Colella nga stoli, të cilat sipas tij ishin të duhura dhe në kohën e duhur.
Do e shikoja me dy panorama. Një pjesë e parë e dominuar nga Partizani. Topi dilte kollaj për shkak të Matondo, që nuk ishte i mbuluar. Në pjesën e parë çdo gjë shkoi perfekte për Partizanin. Ajo që i kushtoi shumë të kuqve, ishte shpenzimi i energjive, për shkak të hapjes se mesfushorëve të rombit. Në pjesën e dytë, Tirana kishte epërsi. Filloi ta merrte mesfushën.
Aty më pëlqeu që ndërhyri trajneri Colella dhe ndryshoi skemën. Partizani ishte shumë kompakte. Më pëlqeu për pjesën e ndërrimeve, që ishin të duhura, në kohën e duhur. Ishte në varësi të asaj që solli loja. Çdo gjë ishte perfekte në të dyja fazat. Duhet thënë edhe kjo, që mungesat te Tirana ndikuan shumë.



