Inceneratori i mbetjeve kontaminon vezët, Parisi ndalon konsumimin e tyre

Inceneratori i mbetjeve kontaminon vezët, Parisi ndalon konsumimin e tyre

Në Paris dhe në 410 komuna në brendësi të tij ndalohet konsumimi i vezëve të prodhuara nga fermat vendase të pulave për shkak të përqendrimit të lartë të substancave ndotëse dhe toksike, të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Kështu bën të ditur gazeta ‘Le Parisien’, duke ngritur alarmin për cilësinë e vezëve në France të lëshuar nga Agjencia Rajonale e Shëndetësisë (Ars) pas publikimit të përfundimeve të një studimi të thelluar.

Analizat e lëndës së parë identifikuan një “ndotje të përgjithësuar” me “ndotës organikë të qëndrueshëm në tokë dhe në vezët e pulave nga fermat shtëpiake, si në Paris ashtu edhe në departamentet e brendshme.

Për ndotjen është përgjegjëse inceneratori i mbetjeve Ivry-sur-Seine, një nga impiantet më të mëdha në Europë, me një kapacitet trajtimi prej 730 mijë tonësh në vit dhe i ndërtuar shumë pranë shtëpive dhe lumenjve, në brezin e parë.

“Këto janë dioksina, furane, bifenile të poliklorinuara dhe komponime perfluoroalkil (PFAS)”, thuhet në deklaratën e agjencisë rajonale të shëndetësisë.

Konsumi i rregullt, disa herë në javë dhe për disa vite, i vezëve të prodhuara në ambientet e shtëpive të pulave sjell “mbiekspozim ndaj ndotësve në krahasim me popullatën e përgjithshme dhe për rrjedhojë rritje të rrezikut të zhvillimit të efekteve shëndetësore”, nënvizon institucioni kompetent.

Kufizimet kanë të bëjnë me zonën e Parisit, pra 410 komuna, përveç kryeqytetit, qytetet Seine-Saint-Denis, Hauts-de-Seine, Val-de-Marne, disa bashki të Seine-et-Marne, Yvelines, d’Essonne dhe Val-d’Oise.

Ndotësit e zbuluar kanë, një efekt të mundshëm dëmtues endokrin i cili mund të shkaktojë sëmundje kronike dhe të veprojë në zhvillimin e funksioneve riprodhuese dhe imune.

Fëmijët, gratë shtatzëna dhe foshnjat që ushqehen me gji janë veçanërisht të ekspozuar ndaj rrezikut shëndetësor, por rekomandimi ka të bëjë me të gjithë popullsinë e 410 komunave të përfshira.

Konsumimi i vezëve nga pulat shtëpiake më pak se një herë në javë mbetet i mundshëm, por jo i rekomanduar për këto tre kategori të popullsisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy