
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, Dhurata Bilon, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Komisioni i pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit të gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Dhurata Bilo.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin e saj nga detyra.
Dhurata Bilo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit.
Gjyqtarja Bilo i është nënshtruar një inspektimi nga KLD në vitin 2015 si dhe një hetimi të prokurorisë në vitin 2016 pas dyshimeve për falsifikimin e pronësisë së ish-hotel Vollgës, por të dyja çështjet u mbyllën pa pasoja.



