TEC-i  i Korçës, Bashkia: Nuk zgjidhte problemin e ngrohjes (VIDEO)

TEC-i i Korçës, Bashkia: Nuk zgjidhte problemin e ngrohjes (VIDEO)

Projekti me vlerë 350 milionë euro, i kompanisë austriake IVICOM, për ndërtimin e termocentralit, i cili do të funksionojë me gaz me një fuqi prej 500MW, duket se nuk do të përfundojë brenda tre viteve, siç u parashikua në momentin kur diskutohej ky investim.

TEC-i në Korçë, përveç prodhimit të enegjisë elektrike, një nga kriteret e kontratës kishte edhe ngrohjen periferike të qytetit. Kjo pikë duket se është edhe një nga kriteret që kjo kompani nuk arriti ta përmbushte për më shumë se një vit.

Në një përgjigje zyrtare, Bashkia e Korçës shkruan se investitori dështoi për më shumë se një viti e gjysmë të dëshmonte angazhim serioz në drejtim të hartimit të një studimi për ngrohjen e qytetit dhe pastaj edhe zbatimin e tij, pavarësisht se fillimisht pretendoi se pozicionimi kaq afër qytetit lidhej me faktin se pjesë e këtij projekti do të ishte edhe zgjidhja e çështjes së ngrohjes së qytetit.

Po ashtu, ritheksohet pretendimi se ndërtimi i këtij projekti nuk do të ndihmonte në zhvillimin e qytetit, por rrit ndotjen e ajrit si dhe dëmton tokat bujqësore. Sipas bashkisë, kjo është edhe një nga arsyet se përse kompania në fjalë nuk pati një rezultat pozitiv edhe nga Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke qenë se viti 2019 nisi me shumë debate dhe protesta, kryesisht në sektorin energjitik, dhe pikërisht për ndërtimin e HEC-eve dhe TEC-eve, që çoi edhe në ngrirjen e pjesës më të madhe të kontratave koncesionare, edhe për këtë projekt që hyri tek investimet strategjike të qeverisë pati shumë kundërshtime nga banorët e zonës.  Marrë shkas nga pakënaqësitë që lindën, kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, bëri thirrje që të mos aprovohej leja mjedisore. Kjo gjë theksohet edhe në përgjigjen për TemA TV, ku thuhet se: “Qendrimi i Bashkisë Korçë është në linjë me qëndrimin e pjesës më të madhe të opinionit publik në qytetin e Korçës”.

Ndërkohë që hidhen poshtë edhe akuzat e opozitës, të cilët pretendonin se Leja Mjedisore për ndërtimin e TEC-it është dhënë nga qeveria, por është firmosur edhe nga kryetari i Bashkisë. Madje, në shkresën zyrtare theksohet se asnjë përfaqësues i PD apo këshilltarë të saj nuk kanë marrë pjesë në dëgjesat publike kur është njoftuar edhe kundërshtia për këtë projekt duke qëndruar totalisht indiferent, ndërsa në zonë deri më tani nuk ka asnjë punim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy