
150 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Libinë lindore ditët e fundit.
"Të paktën 150 njerëz humbën jetën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara në Derna, në rajonin Jabal Al-Akhdar dhe në periferi të Al-Marj në Libinë lindore”, tha Mohamed Massoud, zëdhënës i kreut të qeverisë.
E cilësuar nga ekspertët si një fenomen ekstrem për sa i përket sasisë së ujit që ka rënë , stuhia e quajtur Daniel ka goditur ditët e fundit edhe Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë duke vrarë të paktën 27 persona.
Stuhia shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturë dhe prona private , shtoi zëdhënësi libian.



