Reshje dhe rënie temperaturash, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Reshje dhe rënie temperaturash, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Për javën që presim vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit gradual të Frontit të Ftohtë.

Ditët hënë e martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herë pas hershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje- juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e mërkurë nis me mot me alternime vranësirash e kthjellime të herë pas hershme.

Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar. Si dhe prezencë të reshjeve të borës me inetnsitet të ulët në relievet malore.

Ditët e enjte dhe e premte pritet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakëta deri në mesatar.

Ditën e Hënë në orët e para të ditës deri në mesditë era me drejtim Juglindje-Jugperëndim pritet të shfaqet problematike me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të jetë në forcën e Tufanit i 17-23m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë, më pas pritet rënia e intensitetit të erës 2-10m/sek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy