Meka: Deklarimi i pagave detyrim nga procesi i anëtarësimit, qeveria në nevojë për gjetjen e burimeve fiskale

Meka: Deklarimi i pagave detyrim nga procesi i anëtarësimit, qeveria në nevojë për gjetjen e burimeve fiskale

Me shumë gjasa, duke nisur nga viti 2025, taksat për shqiptarët do të jenë shumë të ndryshme nga ato që njohim sot, qoftë sa i përket bizneseve, ashtu edhe individëve.

Lidhur me këto ndryshime eksperti i ekonomisë Elvin Meka në MCN Economy u shpreh se deklarimi i pagave është një detyrim nga procesi i anëtarësimit.

Ai tha se në BE deklarimi individual nis nga zero euro dhe se këto janë masa afatgjata të qeverisë për të konsideruar një administrim më të mirë fiskal për përpjekjet për uljen e shkallës së informalitetit. Sipas tij, qeveria në nevojë për gjetjen e burimeve fiskale.

Qeveria ka disa detyrime në kuadrin e procesit të integrimit në BE dhe s’ka ndonjë gjë të pabëshme apo të panjohur, janë hapa paraprakë që qeveria shqiptare ndër të tjera duhet të plotësojë apo të jetë gati sa i përket pjesës së rregullimit të akteve dhe funksioneve. Niveli është i lartë, të gjithë shtetasit kanë deklaratën e vetë vjetore, është një hap zhvillimi, një stad i ri që ndoshta mund të mos jetë 2025, por arrin deri në 2027.

Ajo që është e rëndësishme është se këto janë masa afatgjatë të qeverisë për të konsideruar një administrim më të mirë fiskal për përpjekjet afatgjatë për uljen e shkallës së informalitetit dhe përputhshmërisë fiskale, që ata që kanë detyrime për të paguar jo vetëm që duhet të paguajnë por të paguajnë aq sa detyrohen.

Përtej asaj që synimi nuk është për të penalizuar, por ajo vjen me disa masa të tjera, qoftë për një mosdeklarim të rregullt, ka pasoja të tjera sepse tatimet bllokojnë të gjitha llogaritë në banka dhe ideja është që qeveria nuk duhet të mbetet vetëm me deklarimin e atyre që tashmë janë në skemën formale të pagave, sigurisht që kjo masë kontribuon për një transparencë, por kjo nuk shkon te rrënja e informalitetit të cilën e prodhon ndërmarrja.

I pyetur nëse do të rritet presioni, Meka tha se s’ka nevojë bëhet me akt, nuk është problemi për të punësuarit formal që u hidhet paga çdo muaj, problemi është i qartë, kjo është një masë, njëlloj marketingu politik që rrit atë sipërfaqen e deklarimit.

Përveç pjesës së deklarimit pas 2025 do të ketë ndryshim të normave marxhinale, nuk do jenë ato intervalet e famshme, qeveria e ka të qartë se s’mund të përfitojë më me faktorë jashtë ekonomisë, tvsh shtesë siç ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit që ka ardhur si pasojë e abuzimit me rritjen e çmimeve. 

Nga viti në vit me rënien e fortë të inflacionit dhe pamundësisë për të rritur çmimet e konsumit vihet re se ka një rënie të konsumit të brendshëm, prandaj qeverisë i duhen burime të reja, dhe ky është një nga mekanizmat që ndihmon qeverinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy