Zjarri ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Risli në Vlorë.
Korrespondenti i MCN Tv në Vlorë bën me dije se zjarri ka rënë që në orët e para të mëngjesit, por ka përparuar nga era dhe tashmë po djeg dhjetëra rrënjë ullinj.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse.



